Telenews

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të një veture.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:30. Fillimisht, i dyshuari ka tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën, e cila ndodhej në veturë. Në momentin kur viktima ka tentuar të largohej, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj