Telenews

Të shtënat në Prishtinë: Tentim arrestimi përfundon me arratisje dhe aksident me të lënduar

Sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, Njësia për Realizimin e Urdhëresave ka tentuar të ndalojë një person të kërkuar, L.K., i cili ndodhej brenda një veture në momentin e ndërhyrjes.

Ratin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se i dyshuari ka refuzuar t’i bindet urdhrave policorë dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke vënë në rrezik zyrtarët policorë.

Gjatë përpjekjes për ndalim, njëri nga zyrtarët ka përdorur edhe armën zyrtare.

Arratisja e të dyshuarit ka përfunduar me një aksident trafiku, ku janë raportuar persona të lënduar si dhe dëme materiale.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale”, tha Pllana.

Të ngajshme

Gjykata vendos për spiunin Sheholli, kaq kohë mbetet në burg

Donat Hashani

Ismaili: Po e kërkoj votën për projekte reale, jo me rendera e vizatime (VIDEO)

Donat Hashani

Nezir Mehmetaj lirohet pas 5 vitesh nga Serbia, arrin në Kosovë

Donat Hashani