Telenews

Tensione në Kuvend: Bogujevci kërkon nga sigurimi t’i largojë nga seanca Ferat Shalën dhe Salih Zybën

 

 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga sigurimi që të largojë nga seanca deputetin e LVV-së, Salih Zyba, dhe deputetin e PDK-së, Ferat Shala.

Kjo erdhi pasi ajo u kërkoi atyre që të mos e pengojnë shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, të deklarohet në seancë.

Shala u ngrit për të t’ia ndalë mikrofonin Kusari-Lilës për shkak se sipas tij, Bogujevci ia ka dhënë fjalën jashtë rendit të ditës.

“E thërras sigurimin, sigurimin tani në sallë dhe i largon deputetët që i përmenda me emër. E kam të pamundur në secilën seancë burrat ngriten në këmbë e më tregojnë mua se si të interpretojë rregulloren, mjaft më”, ka thënë Bogujevci.

Pas thirrjes së Bogujevcit, deputetët u larguan vet dhe nuk pati nevojë të ndërhyjë sigurimi.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj