Telenews

Tentim vrasje në Prishtinë, këta janë katër të rinjtë e arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej katër persona për tentim vrasje në Prishtinë, në lagjen “Bregu i Diellit”.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se i dyshuari i parë ishte arrestuar të shtunën, ndërsa të dielën janë arrestuar tre të tjerë që dyshohet se kanë therur me mjet të mprehtë dy persona.

19-vjeçari me inicialet A.V., po merr trajtim mjekësor, ndërsa R.I, dhe G.H., 19-vjeçarë janë nën arrest.

I arrestuari i parë, D.B., 19-vjeçar, gjendet në mbajtje.

Sipas informacioneve të para, incidenti dyshohet se ndodhi për shkak të të hollave, por rrethanat e rastit pritet të ndriçohen gjatë hetimit të mëtutjeshëm të rastit.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj