Telenews

TENTOI TI FSHEHË KAQ SHUMË PARA, NDALOHET NGA POLICIA NË BËRNJAK (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:35, Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), gjatë një pike kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, më saktësisht afër stacionit të Policisë për mbikëqyrjen e kufirit Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMW, me targa vendore e cila thuhet që dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, konkretisht me rastin e kontrollit të personit-vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave.
Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë që i ka poseduar me vete, Policia ka njoftuar se i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera.
Gjithashtu, janë njoftuar edhe njësite kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe pas numërimit të parave rezulton që shuma e parave të jetë: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë Euro).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave”

Të ngajshme

A do të shkoni në takim te Presidentja? – Kurti hesht para gazetarëve

Erzana Fazliu

Apple synon rritje çmimesh për iPhone-t e rinj

Erzana Fazliu

Dy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

Valjeta Turkaj