Telenews

Tërhiqet kreu i Wagnerit, kthen mbrapsht trupat

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin publikoi një regjistrim të ri audio të shtunën duke pretenduar se ai po kthente forcat e tij nga një marshim drejt Moskës.

“Ne i kthejmë kolonat tona dhe kthehemi në drejtimin tjetër drejt kampeve tona fushore, në përputhje me planin”, tha ai në një mesazh në Telegram, raporton CNN.

Ai ka thënë se po e bën këtë për të shmangur “gjakderdhjen masive”.

Njoftimi vjen pasi qeveria bjelloruse pretendoi se presidenti Alexander Lukashenko kishte arritur një marrëveshje me shefin e Wagner për të ndaluar marshimin e forcave të tij drejt Moskës.

Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin premtoi të shtypë atë që ai e quajti një “rebelim të armatosur”, pasi udhëheqësi i mercenarëve rebelë Yevgeny Prigozhin mori kontrollin e qytetit jugor të Rostovit si pjesë e një përpjekjeje për të përmbysur udhëheqjen ushtarake dhe u nis drejt Moskës.

Kthesa dramatike, me shumë detaje të paqarta, shihej si kriza më e madhe e brendshme me të cilën është përballur Putini që kur urdhëroi një pushtim të përgjithshëm të Ukrainës – të cilin ai e quajti një “operacion special ushtarak” – në shkurt të vitit të kaluar.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 24 tetor

Erzana Fazliu

Pse plani i Laburistëve britanik me Kurtin për dërgimin e emigrantëve në Kosovë pritet të dështojë, sipas “The Telegraph”

KushtrimGuraj

Pacolli bën fajtor këtë person për problemet me Aeroportin e Vlorës

Donat Hashani