Telenews

Tërmet i fuqishëm pranë kampit të Anglisë, panik para nisjes së Kupës së Botës

Kombëtarja e Anglisë ka përjetuar momente shqetësuese vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, pasi një tërmet i fuqishëm goditi zonën ku po qëndron ekipi.

Sipas raportimeve, tërmeti me magnitudë 6.1 ballë u ndje në West Palm Beach të Floridës, aty ku “Tre luanët” po zhvillojnë përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Kosta-Rikës, e planifikuar të zhvillohet të mërkurën, shkruan Indeksonline

Lëkundjet e forta, të cilat janë përshkruar si më të fuqishmet që ka përjetuar rajoni në rreth 150 vjet, shkaktuan panik te banorët dhe vizitorët e zonës. Disa ndërtesa u evakuuan menjëherë pasi nisën të dridheshin, ndërsa dëshmitarët raportuan se objektet lëviznin dukshëm për disa sekonda.

Megjithëse nuk raportohet për të lënduar në kampin e Anglisë, ngjarja ka krijuar shqetësim te lojtarët dhe stafi teknik në prag të turneut më të madh futbollistik në botë.

Të ngajshme

19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit

Yllka Gashi

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Yllka Gashi

​E mërkura e kobshme në Kosovë, tre të vdekur nga aksidentet në trafik, polici shpëton

Yllka Gashi