Telenews

TESTIMI I QARKORES NJËDREJTIMËSHE NË PRISHTINË, KRIJON KOLONA TË GJATA!

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të gjata të automjeteve.
Radhë të gjata të veturave janë parë pothuajse në të gjithë qarkoren, sidomos te semaforët pranë Bankës Qendrore e te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.
Rrugët që janë kthyer njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.
Ndryshe, sot dhe nesër po testohet shndërrimi i gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.

Të ngajshme

LDK hap zyrë në Skenderaj pas 17 vjetësh

Blearta

Dy lojtarët e PSG-së nuk i zgjatin dorën njëri-tjetrit

Blearta

SHBA-ja përmend qymyrin dhe gazifikimin në Kosovë, në raportin e fundit të DASH-it

Blearta