Telenews

Tetë të vdekur në vend pune këtë vit, nisin inspektimet

Ministria e Punës me Inspektoratin të enjten po zhvillojnë aksionin e inspektimeve nëpër vendpunishte të ndryshme me qëllim të kontrollit të nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.

Aksioni i inspektorëve erdhi pasi të mërkurën vdiq edhe një punëtor. Është personi i tetë vetëm deri tash këtë vit që vdiq në vendin e punës.

Ministria pati thënë se inspektimet do të fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ministri Andin Hoti ka thënë se inspektimet do të bëheshin në dy ndërrime, me orare të zgjatura e edhe gjatë festave. Me vendimin e tij, aksioni i inspektimeve do të zgjasë për 15 ditë.

Ministria e Punës po ashtu ka njoftuar formimin e një task-force të përkohshme ndërinstitucionale për sigurinë dhe shëndetin në punë në sektorin e ndërtimtarisë.

Të mërkurën mbrëma një 48-vjeçar vdiq si pasojë e lëndimeve në vendin e punës në zonën industriale në Shtime. Para tij, një 59-vjeçar pati humbur jetën në Ferizaj, të hënën, në një objekt në ndërtim prej të cilit kishte rënë.

Të ngajshme

Suspendohen një rreshter dhe toger i Policisë

Valjeta Turkaj

Evropa ka vajguri të mjaftueshëm vetëm për 6 javë!

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

Valjeta Turkaj