Telenews

Thaçi s’e harron ditëlindjen e Edi Ramës as në Hagë: Endriti tregon detaje nga biseda

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes, përkatësish 57-vjetorin.

Rama ka lindur në 4 korrik në Tiranë.

E këtë ditë nuk e ka harruar edhe miku i tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ketë fakt e ka thënë sot edhe djali i tij, Endrit, i cili ka bërë një urim për Ramën.

“Nga një bashkëbisedë spontane me babin, e kuptova që më 4 korrik e ka ditëlindjen edhe miku i tij i madh, kryeministri Edi Rama. E admiroj për kujtesën që ka. Kryeministër @ediramaal, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin”, ka shkruar ai në një postim në rrjete sociale.

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Era Istrefi i bën vetes dhuratë luksoze për ditëlindje – një BMW X7

Erzana Fazliu