Telenews

‘The Mirror’ shkruan për vdekjen e Shpat Kasapit

‘the-mirror’-shkruan-per-vdekjen-e-shpat-kasapit

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme (e mërkurë) pas një sulmi në zemër, ka marrë vëmendje ndërkombëtare.

Tabloidi i njohur britanik, The Mirror, i ka dedikuar një artikull për kontributin e tij në muzikën shqiptare dhe për karrierën që la pas.

Veç tij, kanë shkruar edhe media të famshme gjermane e zvicerane, si nderim për jetën dhe hitet që ka realizuar ndër vite.

I njëjti ndodhej në Itali bashkë me partneren e tij, Selvije Jao dhe djalin e tyre, Roel.

Kasapi ishte i njohur për hitet e tij dhe ndikimin e madh në skenën muzikore shqiptare, duke fituar zemrat e publikut me këngët e tij dhe stilin unik.

Humbja e tij ka tronditur fansat dhe komunitetin artistik, të cilët e kujtojnë me dashuri dhe respekt.

Detajet e tjera dhe procedurat e varrimit do të zbulohen në vazhdim. 

Të ngajshme

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi

Melania Trump tërheq vëmendjen në OKB me një paraqitje elegante dhe moderne

Yllka Gashi

Vdiq në moshën 36-vjeçare, autopsia zbulon çfarë i shkaktoi vdekjen Hayden Panettiere –

KushtrimGuraj