Telenews

Theret me thikë një person në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 23 qershor 2026, rreth orës 12:15. Të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë sulmuar me thikë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”./

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj