Telenews

THERET ME THIKË NJË PERSON NË KRYEQYTET, POLICIA ARRESTON MENJËHERË TË DYSHUARIN

Rasti ka ndodhur në lagjen Ulpiana, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.
Personi i lënduar, D.Z 36 vjeç është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.
“Prishtinë, 17 mars 2022 – Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor. Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre:
-D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar personin e dyshuar:
F. D , 52 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.
Aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit që ishte në kërkim në Shqipëri

Valjeta Turkaj

Aktori i njohur rikuperohet pas aksidentit: “S’kam kaluar në dramë, komedia vazhdon!”

Valjeta Turkaj

Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë

Valjeta Turkaj