Telenews

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

Thirrjet antishqiptare, që u dëgjuan gjatë ndeshjes basketbollistike Maqedonia e Veriut – Rumania, e cila u luajt në Kumanovë, ka ngjallur reagime të ashpra.

Së fundmi ka reaguar edhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Ajo tha se populli maqedonas ndihet i turpëruar pas këtyre thirrjeve.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, shkroi ajo në Facebook.

Siljanovska – Davokva u shpreh se Maqedonia e Veriut nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

Sipas saj, “mësimi i parë se si të brohorasësh mësohet në shtëpi e më pas në shkolla”.

Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin.

Të ngajshme

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

Yllka Gashi

Ekskluzive | U raportua e zhdukur, dy ditë më pas paraqitet me 22-vjeçarin: 15-vjeçarja rrëfen prekjet, rasti iniciohet për dhunim

Yllka Gashi

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, kërkon vendosjen e flamurit të UÇK-së në hyrje të të gjitha shkollave

Yllka Gashi