Telenews

“Ti veç fol kot” – pozitë e opozitë përplasen gjatë raportimit të Bislimit në Komision

Deputetet e pozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane ku ishte duke raportuar Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Përplasje patën deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani me deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Deputetja e partisë në pushtet, Fjolla Ujkani, kishte vërejtje që diskutimi është duke marrë kahje tjetër dhe nuk është diskutuar për atë që ftohet mbledhja e Komisionit e raportimet e zëvendëskryeministrit e të ministrave.

“Mënyra edhe qasja qysh e keqpërdorni pozitën si kryetare e Komisionit ju po e bën ftesën me ardhë zëvendëskryeministri me raportu vetëm për opozitën. Ky është niveli që po e sillni ju debatin dhe këtu dua ta mbaj edhe unë. Duhet me lënë radhën me folë edhe të tjerët”, ka thënë ajo.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se deputetja Ujkani nuk është “duke thënë asgjë”.

“10 minuta je duke folë, nuk ke folur asgjë. Ti veç folë kot. Nuk fole asgjë hiç, bëj pyetje”, u shpreh ajo.

E me këtë rast fjalën deshi ta marrë kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, por që pati kundërshtime nga deputetja Ujkani.

Me pas të dy deputetet, Ujkani dhe Krasniqi, kanë debatuar në të njëjtën kohë, përderisa deputetja Krasniqi lexonte e-mailin e dërguar për raportim ndaj zëvendëskryeministrit./EO/

 

source

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj