Telenews

“Tirana dhe Prishtina, shtëpia e saj”, prestigjiozja “Daily Mail” thur lavde për Rita Orën

“tirana-dhe-prishtina,-shtepia-e-saj”,-prestigjiozja-“daily-mail”-thur-lavde-per-rita-oren

Rita Ora elektrizoi skenën e madhe në Tiranë, ku shkëlqeu me performancën e saj.Së fundmi, “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull këngëtares me famë botërore.

“Daily Mail” shkruan për prejardhjen e Ritës, duke theksuar se ajo konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj si edhe Prishtinën.

Gjithashtu edhe veshja e saj u komentua, ku media prestigjioze shkroi se veshja e Ritës ishte rrëzëllitëse e plot shkëlqim.

U përmend edhe fakti i momentit kur ajo ngriti me emocion flamurin shqiptar.

Rita këndoi këngët e saj hit si: “Your Song” , “Hot Right Now”, “Lonely Together” apo “Anywhere”.

Gjithashtu, Rita u nderua edhe nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.

“Ka disa gjëra në jetë që nuk i harroni kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreal. Kam pasur nderin e madh që m’u dha titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj”, tha ajo.

Së fundmi, mamaja e këngëtares, Vera Ora, ka dhënë një intervistë për “Euronews Albania”, ku u ndal te karriera e së bijës.

“Rita bën shumë performanca dhe secila është shumë interesante, por në Shqipëri është speciale për ne si familje edhe për Ritën sepse ajo e din që është në një vend që njerëzit e duan dhe e ka atë sinqeritetin që të shprehet shumë më lehtë dhe e ndjen afërsinë, kjo performancë ka qenë shumë eksplozive dhe me energjinë e saj”, filloi Vera.

“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, vijoi më tej.

Të ngajshme

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi

“Më shkatërruan emocionalisht”, flet aktorja për skandalin e fotove intime

Yllka Gashi