Telenews

Trafikim me njerëz, arrestohen 5 persona në Gjakovë

Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës, është arrestuar një femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë për veprën penale trafikim me njerëz dhe ofrimi i shërbimit seksual të viktimës së trafikimit.

Policia bën të ditur se poashtu është identifikuar një femër si viktimë e trafikimit. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

TRAFIKIM ME NJERËZ /OFRIMI I SHËRBIMIT SEKSUAL TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT

Gjakovë 10.06.2022 – 20:00. Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj

Alba viziton qytetin e dashurisë, kush po e shoqëron?

Rrezarta Ramaj