Telenews

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për devijimin e përkohshëm të linjave të autobusëve të Trafikut Urban.

Arsye për këtë janë punimet në segmentin e rrugës “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

“Linjat e përfshira: 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25”, njofton Komuna e Prishtinës.

Devijimet do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen për qarkullim të segmentit të lartpërmendur.

 

Të ngajshme

Vrasja aksidentale në Deçan: Ky është viktima, djali në pranga

Yllka Gashi

Sulmet e fundit nga Houthi, Trump: Irani do të mbahet përgjegjës për veprimet e këtij grupi

Yllka Gashi

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan: Po hetohen rrethanat

Yllka Gashi