Telenews

Trafikut Urban në Prishtinë i shtohet edhe një shofere femër

Trafiku Urban i Prishtinës sot ka bërë një njoftim të rëndësishëm.

Faqja zyrtare e kësaj ndërmarrje publike, ka bërë me dije se Trafikut Urban nga sot iu është shtuar edhe një shofere femër, transmeton Telenews.al

”Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar ekipit të shkëlqyer të ndërmarrjes tonë. Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, është shprehur i kënaqur me përparimet e ndërmarrjes në shumë segmente, në mesin e tyre edhe përfshirjen sa më të madhe të grave, në pozita të ndryshme. Shërbimet me autobusë dhe angazhimi i stafit të tyre mirëpriten dhe vlerësohen edhe nga qytetarët që shfrytëzojnë këto shërbime, numri i të cilëve është duke u rritur ndjeshëm dita-ditës”, shkruan në postimin e faqes zyrtare të Trafikut Urban.

Në njoftimin e Trafikut Urban poashtu përmendet se znj. Brahimi është punëtore e kësaj ndërmarrje që nga viti 2019. /Telenews.al/

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi