Telenews

Tragjike në Suharekë: Një fëmijë 2-vjeçar humb jetën pasi ra në një kovë të mbushur me ujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bllacë të Suharekës- në familjen Bajraktari, ku një fëmijë tragjikisht humbi jetën, raporton Sinjali.

Sipas Policisë, fëmija 2-vjeçar, humbi jetën aksidentalisht, pasi dyshohet se kishte rënë në një kovë të madhe uji, e vendosur në një pusetë, afër një kroi.

Sipas mjekut kujdestar, shkaku i vdekjes u përcaktua si ngufatje nga uji. Në konsultim me prokuroren kujdestare, rasti u klasifikua si “Vdekje Aksidentale.”

Prokurorja urdhëroi që trupi i fëmijës të mos dërgohet në IML, por t’i kthehet familjarëve nga morgu i Spitalit të Prizrenit. Hetimet u kryen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Të ngajshme

Lajçak takohet me këshilltarin e Macronit, pritet diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

Erzana Fazliu

Përsëri bashkë Shqipja dhe Bledi, dalin pamjet

Erzana Fazliu

Bora Zemani s’largohet nga Top Channel

Erzana Fazliu