Telenews

Trajkoviq: Vuçiqi që 10 vite i quan heronj e patriotë të dyshuarit për krime

Rada Trajkoviq, njëherit këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për promovim të mosndëshkimit të të dyshuarve për krime të rënda në Serbi.

Trajkoviq këtë reagim e ka bërë pas publikimit të një rrëfimi për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me botën e krimit nga “New York Times”.

“Prej 10 vjetësh, nga postet më të larta në vend, promovoni mosndëshkimin e krimit dhe i quani të dyshuarit për krimet më të rënda patriotë dhe heronj dhe i mirëprisni në Kuvend”, ka shkruar Trajkoviq, në Twitter.

Sipas saj Serbia është “në gjendje të jashtëzakonshme” dhe se Vuçiqi nëpërkëmb çdo person të lirë në Serbi.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj