Telenews

Trajnerët më të vjetër në Kupën e Botës, rekordi do të thyhet tri herë!?

Kupa e Botës 2026 nuk do të sjellë vetëm emocione në fushë, por edhe rekorde historike në bankinat e trajnerëve.

Brenda vetëm 70 orëve të para të turneut, rekordi për trajnerin më të moshuar që drejton një ndeshje të Botërorit do të thyhet plot tri herë, shkruan Indeksonline

I pari që do të vendosë rekordin është trajneri i Afrikës së Jugut, Hugo Broos, i cili do të drejtojë skuadrën e tij në moshën 74 vjeç e 62 ditë.

Vetëm pak orë më vonë, rekordi do të kalojë në duart e trajnerit të Republikës së Çekisë, Miroslav Koubek, i cili do të zbresë në fushë në moshën 74 vjeç e 283 ditë.

Megjithatë, rekordi nuk do të zgjasë shumë. Të dielën, legjenda holandeze Dick Advocaat do të shkruajë historinë si trajneri më i moshuar që ka drejtuar ndonjëherë një ndeshje në Kupën e Botës, në moshën 78 vjeç e 260 ditë.

Të ngajshme

Sulm i armatosur ndaj autobusit në Malishevë, nuk raportohet për të lënduar

Rrezarta Ramaj

KEDS-i jep detaje mbi matësit e energjisë, që u dogjën në lagjen Dardania

Rrezarta Ramaj

Në Javën e Lëvizjes, Vetëvendosje nderon kujtimin e Arbënor Deharit

Rrezarta Ramaj