Telenews

Tre shqiptarë zgjidhen ministra në qeverinë e re të Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur qeverinë e re në krye me kryeministrin Milojko Spajiq.

Pro qeverisë së Spajiqit ishin 46 deputetë, 19 ishin kundër ndërsa një deputet abstenoi.

LEXO EDHE:

Ministrja Rizvanolli sot raporton në Kuvend lidhur me këtë gjigant industrial

Vend në qeverinë e re malazeze kanë zënë edhe tre shqiptarë, ku zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik është emëruar Nik Gjeloshaj, shkruan Vijesti.

Shqiptarët në këtë qeveri udhëheqin edhe me dy ministri, atë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në krye me Fatmir Xhekën dhe Marash Dukajn i cili është emëruar ministër i Administratës Publike.

Qeveria e Spajiqit në total  ka 18 ministri ndërsa pesë zëvendëskryeministra. /Telenews.al

Të ngajshme

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Yllka Gashi

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Yllka Gashi

Vendet kandidate për BE presin deri në 39 vjet, aplikimi i Kosovës ende nuk u shqyrtua

Yllka Gashi