Telenews

Tregtia globale në alarm, gjigantët e transportit braktisin Kanalin e Suezit pas sulmeve nga rebelët Houthi

 

 

Përfshirja e rebelëve Houthi nga Jemeni në konfliktin midis Hamasit dhe Izraelit, duke goditur anijet e transportit të mallrave në Detin e Kuq ka vendosur në alert tregtinë globale.

Shumë nga gjigantët e transportit po braktisin kanalin e Suezit, pasi Houthi-t e mbështetur nga Irani kanë sulmuar javën e fundit disa anije që besohet se kishin për destinacion final portet izraelite.

Deti i Kuq është shndërruar kështu në një rrugë kritike për tregtinë në aksin Lindje-Perëndim, veçanërisht atë të naftës, me kompanitë e transportit që po mendojnë të shpenzojnë më tepër kohë dhe para për të bërë kalimin nga brigjet afrikane, vetëm për të ruajtur sigurinë e anijeve dhe ekuipazheve të tyre.

Pas AP Moller-Maersk të Danimarkës, Hapag Lloyd të Gjermanisë dhe grupit CMA CGM të Francës, edhe kompania më e madhe në botë e transportit me kontejnerë MSC Mediterranean Shipping Co ka vendosur të ndryshojë rrugën e saj të transportit. Kompania me bazë në Zvicër njoftoi sot se do të ndalojë përdorimin e Kanalit të Suezit pas një sulmi në një nga anijet e tij.

Anija MSC Palatium III, nën flamurin e Liberisë, u sulmua të premten nga një dron kamikaz në skajin jugor të Detit të Kuq, sipas Houthi-ve.

Nuk u raportua për të lënduar, por anija pësoi disa dëmtime nga zjarri dhe doli jashtë shërbimit”, sqaroi kompania MSC.

Një tjetër anije me flamur Liberian, Al Jasrah, u godit nga një raketë, e cila gjithashtu shkaktoi një zjarr, sipas ushtrisë amerikane.

Sakaq, Huthi-t, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, janë zotuar të vazhdojnë sulmet e tyre derisa Izraeli të ndalojë ofensivën e tij në Gaza.

Edhe pse kanë thënë se në shënjestrën e tyre janë vetëm anijet e destinuara për në portet izraelite, si Palatium III ashtu edhe një anije tjetër e kërcënuar MSC, Alanya, kishin deklaruar si destinacion final portin e Jeddah në Arabinë Saudite, sipas të dhënave të MarineTraffic.

Bab al-Madeb është një nga rrugët më të rëndësishme në botë për ngarkesat në det, veçanërisht naftën bruto dhe karburantin nga Gjiri që shkon në perëndim në Mesdhe nëpërmjet Kanalit të Suezit ose tubacionit SUMED aty pranë, si dhe mallrave që shkojnë në lindje për në Azi, duke përfshirë naftën ruse.

Të ngajshme

Vuçiqi luan viktimën duke u lutur në kishë: Kurti po provon ta heqë Listën Serbe

Erzana Fazliu

Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh

KushtrimGuraj

Borë gjatë javës në Kosovë

KushtrimGuraj