Telenews

Treni përplas një autobus pranë Shën Petersburgut, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Një tren mallrash ka goditur një autobus turistik në një kalim rrugor në verilindje të Shën Petersburgut, Rusi, në orët e para të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 16 të tjerëve, kanë njoftuar zyrtarët, raporton The Moskow Times.

Bëhet e ditur se përplasja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale në Distriktin Lodeynopolsky të rajonit të Leningradit, sipas kompanisë hekurudhore rajonale October Railëay.

“Masinisti i trenit aplikoi frenim emergjent, por distanca ishte e pamjaftueshme dhe përplasja nuk mund të shmangej,” thuhet në deklaratën e hekurudhës.

Policia ka bërë të ditur se treni goditi pjesën e pasme të autobusit, i cili po transportonte anëtarë të një grupi fetar në drejtim të Manastirit Alexander-Svirsky, një vend i shenjtë ortodoks i shekullit të 15-të, i vendosur në jug të republikës së Karelisë.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar se ka hapur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë rrugore dhe të funksionimit të automjeteve.

Të ngajshme

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi