Telenews

Trepça nis rivitalizimin e Horizontit VI, në minierën e Artanës

Shoqëria aksionare “Trepça” ka deklaruar se, pas rezultateve të arritura gjatë vitit 2026, miniera e Artanës po vazhdon me hapa konkretë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës minerare.

Në fokus është rivitalizimi i Horizontit VI, një projekt i rëndësishëm për krijimin e kushteve për shfrytëzimin e mëtejshëm të rezervave minerare.

Deri tani janë pastruar rreth 918 metra të korridorit kryesor, ndërsa në segmentet e nevojshme janë realizuar punime për përforcimin dhe sigurimin e galerive.

“Punimet po vazhdojnë drejt Trupi Xeheror 1, me rreth 600,000 ton xehe, që sipas vlerësimit aktual paraqet një potencial ekonomik indikativ prej rreth €53.1 milionë dhe Oxhaqeve 601 dhe 603, me synim krijimin e lidhjes funksionale të infrastrukturës ekzistuese dhe përgatitjen e kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit minerar” deklaron Trepça.

Sipas tyre, ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së kapaciteteve, shfrytëzimit më të mirë të infrastrukturës ekzistuese dhe zgjatjes së perspektivës së punës së minierës së Artanës.

Të ngajshme

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?

Rrezarta Ramaj

Linda – Një kapitull i ri i banimit modern në Fushë Kosovë

Rrezarta Ramaj

EKSKLUZIVE | Fund arratisë së Vezir Hazirajt – dorëzohet në Policinë e Pejës

Rrezarta Ramaj