Fushë Kosovë – Ëndrrat për një banim modern, cilësor dhe komod po marrin jetë në Fushë Kosovë, me vendosjen e gurthemelit të kompleksit banesor “Linda”, projekt i kompanisë ndërtimore X Company, në bashkëpunim me Al Trade.
Ceremonia e gurthemelit, e mbajtur sot, shënoi fillimin zyrtar të punimeve për këtë projekt ambicioz, i cili synon të sjellë standarde të reja në ndërtim dhe në mënyrën e të jetuarit.
Kompleksi “Linda” do të ofrojë banesa moderne, hapësira funksionale dhe ambiente të përshtatura për nevojat e familjeve dhe individëve që kërkojnë cilësi, siguri dhe komoditet.
Përmes këtij projekti, X Company synon të kontribuojë në zhvillimin urban të Fushë Kosovës dhe të krijojë një hapësirë bashkëkohore, të qëndrueshme dhe të përshtatshme për një jetë më të mirë.
Vendosja e gurthemelit shënon vetëm fillimin e ndërtimit të një kompleksi të ri, por edhe hapjen e një kapitulli të ri për banimin modern në Fushë Kosovë.


