Telenews

Tronditet Obiliqi, 47 vjeçarja i jep fund jetës në këtë mënyrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Obiliqit, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar sot rreth orës 13:00 , kur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq është njoftuar nga Policia se në fshatin Raskovë, në rrugën “Dukati”, është gjetur një person i varur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët, pas verifikimeve fillestare, kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj në vend, ndërsa hetimet rreth rrethanave të ngjarjes tashmë janë në duart e Policisë dhe Prokurorisë për të zbardhur motivet dhe detajet e rastit.

Të ngajshme

ShBA sulmon sërish objektivat e Iranit

Valjeta Turkaj

E rëndë: Theret për vdekje një 37-vjeçar në Mitrovicë të Jugut

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 28 maj

Valjeta Turkaj