Telenews

Tronditet Tirana, u vihet tritol dy banesave

Dy shpërthime tritoli janë raportuar ditën e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”në kryeqytet, në afërsi të banesës së shtetasit A.A, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, sërish ditën e sotme, në rrugën Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës.

Njoftimi i plotë:

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi