Telenews

Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Donald Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha një gazetareje afgane se nuk e kuptonte pyetjen e saj.

Gazetarja Nazira Karimi e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë plan për afganët.

“Më vjen pak e vështirë t’ju kuptoj. Nga jeni?”, iu kundërpërgjigj lideri amerikan.

Karim i tha se ishte nga Afganistani.

“Në fakt, ky është një zë dhe një theks i bukur. Problemi i vetëm është që nuk kuptoj asnjë fjalë që po thoni”, tha ai, pas së cilës u dëgjuan të qeshura në dhomë.

“Por, do ta them vetëm këtë: fat të mbarë, jetoni në paqe”, shtoi 78-vjeçari.

Gjatë po asaj konference, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin nën kontroll Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta, dhe do ta zhvillojnë ekonomikisht pasi palestinezët të zhvendosen në vende të tjera. 

Të ngajshme

Foshnja e porsalindur gjendet e gjallë brenda një rezervuari tualeti në Tajlandë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për një të vdekur

Valjeta Turkaj

Clark e mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në

Valjeta Turkaj