Telenews

Twitter shpërndan Këshillin e Mirëbesimit dhe Sigurisë

twitter-shperndan-keshillin-e-mirebesimit-dhe-sigurise

Twitter-i nën drejtimin e drejtorit të ri ekzekutiv Elon Musk shpërndau Këshillin e Mirëbesimit dhe Sigurisë të hënën vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e organit u informuan përmes e-mailit se këshilli nuk ishte më “struktura më e mirë” për të sjellë “vështrime të jashtme të punës në zhvillimin e produktit dhe politikave”, sipas “Washington Post”.

Email-i mbërriti pak përpara video-takimit të anëtarëve të këshillit me përfaqësuesit e Twitter-it për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit, raportuan mediat lokale, duke cituar burime pranë kompanisë.

“Jemi mirënjohës për angazhimin, këshillat dhe bashkëpunimin tuaj gjatë viteve të fundit dhe ju dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në e-mail.

Twitter-i formoi këtë grup këshillues në vitin 2016 për ta bërë platformën më të sigurt dhe për të adresuar gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve, vetëvrasjen, vetëdëmtimin dhe probleme të tjera.

Këshilli përbëhej nga rreth 100 anëtarë të organizatave të pavarura civile, të të drejtave të njeriut dhe organizatave të tjera.

Marrja e Twitter-it në pronësi të Elon Musk është përcjellë me kaos në kompani pasi ai kërkon ta bëjë atë fitimprurëse përmes largimeve masive nga puna dhe futjes së politikave që kanë hasur në kundërshtime të brendshme.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi