Telenews

U hodh me litar nga një lartësi mbi 50 metra, nga ajo lartësi hodhi edhe iPhone 14 – mrekullisht nuk u dëmtua fare telefoni

u-hodh-me-litar-nga-nje-lartesi-mbi-50-metra,-nga-ajo-lartesi-hodhi-edhe-iphone-14-–-mrekullisht-nuk-u-demtua-fare-telefoni

Akoma pa kaluar shumë ditë që nga prezantimi dhe fillimi i shitjes, telefoni i ri nga Apple, iPhone 14 i është nënshtruar një sërë testesh ekstreme.

Kompania e aksesorëve për telefonave të mençur Mous, i vendosi një kornizës mbrojtëse telefonit më të ri nga Apple, për të parë nëse i ndihmon të mbijetojë gjatë rrëzimeve, transmeton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i Mous, James Griffith, mori pjesë në hedhjen me litar nga një lartësi mbi 50 metra, nga ku edhe hodhi telefonin e ri të Apple.

Për çudi, pasi përfundoi në tokë, korniza e ndihmoi iPhone 14 t’i mbijetojë këtij rrëzimi.

“Nuk e di nëse ishte më e frikshme hedhje me litar nga ajo lartësi apo ideja e shkatërrimit të iPhone 14”, tha me një dozë humori Griffith. /Telegrafi/

Të ngajshme

Kompania e Musk po zhvillon një superkompjuter

Valjeta Turkaj

Shumë shpejt, iPhone i palosshëm – sa do të kushtojë model i ri i Apple?

Valjeta Turkaj

Elon Musk nuk përdor kompjuter?

KushtrimGuraj