Telenews

U lëndua në shtëpinë e tij, vdes një person në Prizren

Policia ka njoftuar për një rast “Hetim i vdekjes” që ka ndodhur në rrugën rrugën “Ismail Qemali” në Prizren.

Sipas raportit, më 22 maj 2026 rreth orës 10:30, është raportuar se një mashkull kosovar është lënduar në shtëpinë e tij.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

“Rr. Ismail Qemali, Prizren 22.05.2026 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është lënduar në shtëpinë e tij. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj