Një nga të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse të mëngjesit të 6 shkurtit në Turqi tha dje të shtunën për agjencinë turke Anadolu se si e ruajti gjakftohtësinë, duke mbetur i bllokuar në rrënojat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për më shumë se 56 orë.
“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja… Kisha duhan me vete, po dredhja një cigare dhe pija duhan”, thotë Ziya Soner Tughtekin, i cili u shpëtua me djalin e tij 56 orë pas tërmetit shkatërrues. Ai dhe djali i tij mund të kenë dalë të gjallë nga rrënojat, por gruaja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.

