Telenews

U rrah nga BIA serbe, publikohen pamje nga shtëpia e Sanduloviqit

 

 

Nikola Sanduloviq, lider i Partisë Republikane Serbe, u arrestua 10 ditë më parë, pasi u dhunua për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës serbe. Për pasojë, thanë avokatët e tij, ai mbeti i paralizuar në anën e majtë dhe pësoi dëmtime nervore.

Së fundmi bashkëshortja e tij ka shpërndarë një foto, ku politikani serb shihet i shtrirë në krevat, ku në krahun e djathtë duket se ka aparatura mjekësore.

Sanduloviq është akuzuar për shkelje të ligjeve që ndalojnë nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Akuzat u ngritën pasi ai kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës për pavarësi në vitin 1998 dhe 1999. Ai është kritikuar ashpër nga mediat pro-qeveritare për ripostimin e një videoje të një vizite që bëri në varrin e Ademit Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998 së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij.

Lirimi i Sanduloviq erdhi pasi partitë opozitare në Serbi u nxitën nga një diskutim në Parlamentin Evropian në Strasburg për akuzat se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar në favor të SNS të presidentit Aleksandar Vuçiç, një akuzë që Vuçiç e mohon.

Ditën e djeshme ai ka dhënë dhe një intervistë për ‘The Guardian’, ku mes tjerash është shprehur: Më rrëmbyen anëtarët e policisë sekrete serbe, të cilët më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time për më shumë se gjashtë orë , duke më rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën. E gjithë kjo për shkak të shprehjes sime politike dhe aktit të vendosjes së luleve mbi varrin e një vajze të vrarë shtatë vjeçare, e cila i përkiste familjes Jashari.’

Të ngajshme

Ky dyshohet se është personi që u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe në Leposaviq

Donat Hashani

Veliaj rikthehet në detyrë, deklarohet Sali Berisha

Donat Hashani

Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri

Valjeta Turkaj