Telenews

U rrahën për një parcelë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth roës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” është një rast i lëndimit trupor.

Atje dy persona me inicialet S.A 35 vjeç dhe J.A 30 vjeç janë sulmuar fizikisht, shkaku i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre për një parcelë.

Policia njofton se të dy janë dërguar në qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor””, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të ndryshohet dhe korrigjohet sa më parë

Rrezarta Ramaj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj