Telenews

U tha se erdhi materiali për pasaporta, por qytetarët po marrin tjetra përgjigjje

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Ministria e Punëve të Brendshme, më në fund është furnizuar me material për pasaporta, patent-shofer e dokumente tjera diplomatike.

Madje, ishte Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, ajo që kishte thënë se tashmë ka nisur pajisja e qytetarëve me dokumente, por pa e precizuar se kjo gjë po bëhet vetëm për raste të caktuara, përcjell Telenews.al

Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave”, tha Fetoshi.

Mirëpo, realiteti në teren duket se është ndryshe, pasi qytetarët po hasin përsëri në vështirësi, që të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente shtetërore të Kosovës.

Në adresën e Telenews.al kanë arritur shumë ankesa se qytetarët po diskriminohen me ata material që ka MPB-ja në dispozicion dhe po trajtohen vetëm raste të caktuara.

Disa prej tyre në kushte anonimiteti për Telenews.al, thanë se janë të zhgënjyer me këto ‘zhagitje’ pasi që njoftimi i dhënë dje për furnizim me material, është vetëm për raste urgjente dhe per bashkim familjar, kurse qytetarët e tjerë, përsëri duhet të presin pa ndonjë datë të saktë.

Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente personale. Tashmë ka filluar pajisja e qytetarëve me dokumente”, kishte deklaruar dje zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Megjithatë, është për të ardhur keq se si në shekullin 21, shteti i Kosovës ende ballafaqohet me probleme të tilla dhe qytetarët e Kosovës dëmtohen për të tilla gjëra. /Telenews.al/

Lexo edhe:

MPB furnizohet me material për pasaporta e patentë-shofer

Të ngajshme

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Valjeta Turkaj

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Valjeta Turkaj

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

KushtrimGuraj