Telenews

Udhëheqësi suprem afgan urdhëron zbatimin e plotë të ligjit të sheriatit

udheheqesi-suprem-afgan-urdheron-zbatimin-e-plote-te-ligjit-te-sheriatit

Ekzekutimet publike dhe amputimet janë disa nga dënimet për krime që përfshirjnë tradhtinë bashkëshortore dhe vjedhjen.

Haibatullah Akhundzada citohet t’u ketë thënë gjyqtarëve që të shqyrtojnë dosjet e hajdutëve, rrëmbyesve dhe rebelëve dhe të zbatojnë ligjin e sheriatit. Ai ka urdhëruar ata që të zbatojnë plotësisht aspektet e ligjit islamik që përfshijnë ekzekutimet publike dhe amputimin e gjymtyrëve për hajdutët, tha zëdhënësi kryesor i talebanëve.

Dijetarët islamikë thonë se krimet që çojnë në këtë dënim kërkojnë një shkallë shumë të lartë provash, duke përfshirë, në rastin e tradhtisë bashkëshortore,  rrëfimin ose të dëshmuarit nga katër muslimanë meshkuj të rritur.

Gratë  kanë parë që të drejtat e fituara me vështirësi të zhduken në 15 muajt e fundit .

Shumica e punonjëseve femra të qeverisë kanë humbur punën e tyre, ose po paguhen një shumë të vogël për të qëndruar në shtëpi, ndërsa grave u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë pa një të afërm mashkull dhe duhet të mbulohen me burka ose hixhab kur janë jashtë shtëpisë.

Në javën e kaluar, talebanët gjithashtu ndaluan gratë të hyjnë në parqe, panaire argëtimi, palestra dhe banja publike.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi