Telenews

UEFA publikon vendimin për suspendimin e Mirlind Dakut – çfarë rregulla theu sulmuesi shqiptar?

UEFA e ka publikuar vendimin zyrtar për sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Daku, i cili është pezulluar me dy ndeshje.

Vendimin UEFA e publikoi pak pasi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi për pezullimin e tij.

Në vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s thuhet se sulmuesi Daku ka bërë veprim josportiv pas ndeshjes kundër Kroacisë.

“Suspendim për futbollistin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mirlind Dakun, me totalin e dy ndeshjeve të organizuara nga UEFA, për të cilat ai kishte të drejtë të luante, për dështimin e zbatimit të parimeve të përgjithshme të sjelljes, për shkeljen e rregullave të sjelljes, për përdorimin e ngjarjes sportive për manifestimin e natyrës jo sportive si dhe për imazhin jo të mirë të futbollit”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

Daku ka marr një megafon dhe dyshohet se ka ofenduar serbët dhe maqedonasit. Ai nuk do të luajë ndaj Spanjës dhe eventualisht nëse Shqipëria kalon tutje, nuk do të ketë të drejt loje as në 1/16. /Telegrafi/

Të ngajshme

Flick interesohet për ‘dështakun’ e Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Barcelona

KushtrimGuraj

Kosova U20 me paraqitje pozitive, po rivalizon Zvicrën për një vend në gjysmëfinale

Donat Hashani

Arrihet marrëveshja, Unitedi e transferon Mbeumon për 82 milionë euro

Donat Hashani