Telenews

Ujësjellësi i Prishtinës tregon për gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm pas reshjeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se pse është ndërprerë  uji në Fushë Kosovë, lagjen “Kalabria” në Prishtinë, Drenasin dhe Obiliqin.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nga reshjet e mëdha është rritur niveli i turbullirës në ujë dhe se është i pamundur trajtimi i ujit për pije.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije “ITU Shkabaj”. Si shkak i kësaj, kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije,  konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë”.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprerjmë furnizimin me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë), Drenasin dhe Obiliqin. Përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto zona, në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, thuhet në njoftim.

“Ne kemi dhënë një orar për Komunën e Fushë Kosovës dhe iu kemi përmbajtur në përpikëri, edhe pse një numër i konsumatorëve janë ankuar se ujë nuk kanë ende. Arsyeja është që pjesa dërmuese e konsumatorëve të Fushë Kosovës kanë rezervuar të mëdhenj në ndërtesa kolektive dhe derisa t’i mbushin ata me ujë, sasia e ujit që e ofrojmë harxhohet dhe se pikat e larta mbesin pa furnizim me ujë”.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi