Telenews

Ukraina kërkon të evakuojë rajonin lindor të Donetskut para dimrit

Ukraina po synon të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që kontrollon në rajonin lindor të fushëbetejës së Donetskut para dimrit.

Kjo nga shqetësimi se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë ngrohtë mes infrastrukturës së dëmtuar nga lufta, tha zëvendëskryeministrja, shkruan Aljazeera.

Qeveria planifikon të evakuojë rreth 220 mijë njerëz nga rreth 350 mijë duke përfshirë 52 mijë fëmijë, tha Iryna Vereshchuk në një konferencë shtypi.

Ajo tha se mijëra njerëz duhet të largohen përpara se të vijë dimri, sepse luftimet kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë dhe ngrohjes.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi