Telenews

Ukraina njofton për herë të parë: Kemi nën kontroll kaq km katrorë të Rusisë

Komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës tha se Kievi kontrollon rreth 1000 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut të Rusisë, komenti i tij i parë publik që kur Ukraina nisi ofensivën e saj më të madhe ndërkufitare në luftën gati dyvjeçare e gjysmë.

Këtë e raportoi komandanti i përgjithshëm Oleksander Syrsky në një postim në rrjetin social X.

“Ne aktualisht kontrollojmë rreth 1000 kilometra katrorë”, shkroi ai.

Ndërsa Rusia vazhdon të përpiqet të zmbrapsë sulmin shtatë ditë pas fillimit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video të Oleksandr Sirsky, kreut të forcave të armatosura, duke raportuar për luftimet.

“Ne vazhdojmë të kryejmë një operacion sulmues në rajonin Kursk. Aktualisht ne kontrollojmë rreth 1000 kilometra katrorë të territorit të Federatës Ruse,” tha ai.

Zelensky tha se përgatitja e një “plani humanitar” për zonën u urdhërua në një takim të zyrtarëve të lartë.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Kursk, Aleksei Smirnov, tha se Ukraina ka marrë nën kontroll 28 vendbanime dhe se sulmi ukrainas depërtoi 12 kilometra thellë në territor dhe 40 kilometra gjerësi.

Të ngajshme

Bllokadat e personave të maskuar serbë ndaj kosovarëve, Stano: Ishin të jashtëligjshme

KushtrimGuraj

Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrulluan brenda komunës së Leposaviqit

KushtrimGuraj

Zbulohet aryseja e mos paraqitjes së Muriqit në pjesën e dytë

Erzana Fazliu