Telenews

Ukraina vret ish deputetin, publikohet arsyeja

ukraina-thote-se-rusia-po-planifikon-ofensive-te-gjere-tokesore

Inteligjenca ukrainase, SBU, ka publikuar disa imazhe ku duket një person të vdekur, i cili sipas tyre është ish-deputeti ukrainas Ilya Kyva, 46 vjeç.

Deputeti ukrainas është vrarë në Moskë të Rusisë nga shërbimet inteligjente të Ukrainës.

Shërbimi sekret SBU bëri të qartë se imazhet dhe pamjet u publikuan qëllimisht si një paralajmërim për ukrainasit e tjerë që tradhtojnë vendin dhe bashkëpunojnë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajmin e ka konfirmuar vetë zëdhënësi i SBU, Andriy Yusov, në një prenoncim për mediat.

“Ne mund të konfirmojmë se Kyva nuk është më. Ky fat do të  gjejë edhe tradhtarët e tjerë të Ukrainës dhe marionetat e regjimit të Putinit”,- është shprehur ai.

Më parë, deputeti 46-vjeçar kishte deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka qënë një spiun i MI6 dhe se ai është i varur nga kokaina.

Të ngajshme

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Blearta

Gjesti dhe Dhurata Dora bashkojnë forcat, publikojnë nesër këngën e re “Gasolina”

Blearta

Marrëveshja me Francën për Lojërat Mesdhetare, mbi 40 mijë studentë e nxënës përfitojnë nga projekti

Blearta