Telenews

Ukrainasit korrin grurin derisa fusha digjet, videoja bëhet virale

Një video që shfaq fermerët ukrainas duke korrur grurin derisa fusha digjet ka filluar të shpërndahet në mediat sociale, duke duartrokitur punën e tyre të guximshme.

Sipas videos, fermerët po korrin pjesët që ende s’i ka përfshirë flaka në tentimin për të shpëtuar grurin.

Flaka u ndez nga raketat ruse që u hodhën në atë pjesë të vendit.

“Çmimi i bukës këtë vit”, “Shikoni se si fermerët ukrainas rrezikojnë jetët e tyre për të siguruar ushqim për botën, duke punuar nën zjarrin e raketave ruse”, ishin disa nga mbishkrimet në shpërndarjen e videos.

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Yllka Gashi