Kompania për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, KEDS po vazhdon që në shumë rajone të vendit të aplikojë reduktime të mëdha me energji elektrike.
E në shumicën e rasteve kjo po ndodh me arsyetimin e tyre se ata janë duke zhvilluar punime të planifikuara, shkruan Telenews.al
Një rast i tillë po ndodh që nga e hëna, ku rregullisht edhe në lagjen Ulpiana, ku ka ndërprerje të mëdha të rrymës, derisa bizneset në këtë pjesë po ankohen se ky problem po ua vështirëson funksionimin e tyre.
Sipas bizneseve, energjia elektrike po vije kohë pas kohe dhe kryesisht pasdite derisa me këtë gjendje shumica e tyre po janë të detyruara ti anulojnë shumë aktivitete të tyre.
Telenews.al ka siguruar një njoftim të fundit të KEDS-it për ndaljen e energjisë elektrike në një pjesë të Ulpianës, aty ku theksohet se ndalje të rrymës do të ketë nga ora 09:06 e mëngjesit deri në ora 17:00 pasdite, e arsyetimi i ndaljes thuhet të jenë ”Investimet në Projekte”.
Mbetet të shihet se sa ditë do të zgjasin këto pune të KEDS-it në Ulpianë të kryeqytetit e deri atëherë qytetarët duhet të ballafaqohen me mungesën e energjisë elektrike në intervalin më të mirë kohor të punës për ta. /Telenews.al/