Telenews

Ulpiana fiton derbin ndaj Vushtrrisë, Liria mposht në fund Feronikelin

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Ligës së Parë të Kosovës.

Derbi i sotëm mes Ulpianës dhe Vushtrrisë i takoi nikoqirëve të cilët fituan me rezultat 3-1, shkruan Telenews.al Sport.

Të parët në avantazh kaluan skuadra e Vushtrrisë me golin e Taulant Avdylit në minutën e 6’të të takimit, megjithatë golat e Fidan Gërbeshit në minutën e 30’të,  Drilon Sadikut 45+5′ dhe Statovcit në minutën e 93’të i dhanë tre pikët skuadrës vendase.

Në anën tjetër, Liria arriti që në fund të siguroi fitoren ndaj Feronikelit 74.

Liria avancoi me golin e Aprocius Megameno në minutën e 7’të, kurse Feronikeli barazoi me golin e Muhamet Hysenit në minutën e 62’të të ndeshjes. Krejt në fund të takimit, Fetahaj realizoi nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Lirisë.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj