Telenews

“United Hospital” dhe klinika “Zatriqi” zhyten në skandal, punësojnë kirurgun e përfshirë në ryshfet në Serbi

Një kirurg i dënuar për marrje ryshfet në Serbi dhe i kërkuar nga autoritetet serbe për vuajtjen e dënimit, është duke jetuar dhe punuar në Kosovë në spitalin privat “United Hospital”.

Kirurgu Izet Tutic nga Novi Pazari ishte arrestuar në vitin 2018 për marrje të ryshfetit në gjashtë raste të pacientëve. Gjykata e Lartë në Kralevë e kishte dënuar me një vit e tetë muaj burgim në vitin 2021, shkruan ‘Danas’

Madje sipas gazetës serbe, Tuticit i ishte ndaluar të punonte edhe si kirurg në një periudhë dy vjeçare. Vendimi i gjykatës në Kralevë ishte vërtetuar edhe nga Apeli në Kragujevc.

Kundër këtij vendimi të gjykatës Tutic kishte organizuar protestë duke pranuar se ka marr ryshfet duke thënë se ka qenë një “dhuratë nga zemra”, por e kishte quajtur vetën kurban që autoritetet serbe donin të “tregonin në Evropë se në Serbi funksionon gjithçka”.

Tutic më pas kishte kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për vuajtjen e dënimit me burg me arsyetimin për probleme shëndetësore. Pas katër shtyrjeve, gjykata ia kishte refuzuar kërkesën e pestë në shtator 2022.

Pas këtij refuzimi gjykata kishte i kishte lëshuar urdhër policisë që ta sillte Tuticin për ta vuajtur dënimin, por kirurgu ndërkohë kishte ardhur në Kosovë ku sipas gazetës serbe është e pamundur të përndiqet nga autoritetet e Serbisë.

 

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj