Telenews

United po mposhtet 4-0 nga Brentfordi

Manchester United po kalon momente “ankthi”.

“Djajtë e Kuq” po mposhten 4-0 në udhëtim te Brentfordi – pas 45 minutave lojë.

Vendasit shënuan qysh pas dhjetë minutave lojë me anë të Dasilva  – për të treguar se kanë hyrë në këtë takim për fitore.

U prit një përgjigje nga United por nuk erdhi.

Në anën tjetër, vendasit shënuan përsëri. Jensen në minutën e 18-të dhe Mee – në minutën e 30-të e tundën rrjetën dhe ekrani i madh në stadium tregonte 3-0.

Por, as me këtë rezultat nuk u ngopën.

Dhjetë minuta para përfundimit – Mbeumo realizoi për 4-0 dhe fytyrat e futbollistëve të United dukeshin edhe më të dëshpëruara.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë – në pjesën e dytë.

Nëse, United nuk e rikthen dot rezultatin, atëherë kjo do të jetë humbja e dytë rradhazi – në këtë fillim të sezonit.

Të ngajshme

Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë –

KushtrimGuraj

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese –

KushtrimGuraj

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj