Telenews

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK në kryeqytet

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë.

“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing në T7.

“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa komentoi koalicionin e arritur tashmë në Prishtinë.

Duke shtuar se “nuk mundet me thënë në Prishtinë po e prodhoj një krizë”.

“E kam pa që PDK është çelësi që mund të ketë një koalicion të suksesshëm apo dryri që e krijon një bllokadë…”, shtoi ai referuar koalicionit.

Koalicioni do zyrtarizohet nga nesër “ekipi jonë do fillojë të marrë detyra dhe përgjegjësi”.

Të ngajshme

Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn

KushtrimGuraj

Thaçi flet për humbjen e babait: Dhimbjen e lotët i përjetova duke parë varrimin në TV

KushtrimGuraj

Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar

KushtrimGuraj