Telenews

URIMI I PRESIDENTES OSMANI PËR FITËR BAJRAM

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Në urimin e saj, Osmani ka theksuar se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor.

E kalofshi këtë festë me të afërmit tuaj në paqe e harmoni dhe i ndafshi të mirat me ta, me miqtë dhe fqinjët tuaj. Frymën solidare duhet ta dëshmojmë çdoherë, e posaçërisht në festat si kjo, kur duhet t`ua zgjasim dorën njerëzve në nevojë”, thuhet në mesazhin Osmanit.

Ajo ka shtuar se kjo festë është, poashtu mundësi e mirë për forcimin e mirëkuptimit, afërsisë ndërnjerëzore me dëshirën e përbashkët për zhvillimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. “Me fat Fitër Bajrami!”, ka thënë Osmani.

Të ngajshme

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj

Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis

Rrezarta Ramaj

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?

Rrezarta Ramaj